LAJMI I FUNDIT:

Kopshti zoologjik i Blackpool punëson persona të cilët do të vishen si zogj për t’i frikësuar pulëbardhat

Kopshti zoologjik i Blackpool punëson persona të cilët do të vishen si zogj për t’i frikësuar pulëbardhat

Nëse ju jeni duke kërkuar për një vend pune të ri që ju kërkon të dilni në ajër të pastër, atëherë ndoshta duhet të konsideroni që të bëheni një “frikësues pulëbardhash”!?.

Kopshti zoologjik i Blackpool po kërkon që t’i mbajë pulëbardhat e uritura larg nga zonat e ngrënies për vizitorët, dhe për ta bërë këtë atyre u duhet ndihmë.


Në fakt ky kopsht zoologjik është duke kërkuar për një ekip të “frikësuesve të pulëbardhave” që do t’i bashkohet ekipit të shërbimeve të kopshtit, si pjesë e përpjekjeve për t’i mbajtur larg pulëbardhat nga ushqimi i vizitorëve, dhe ata që aplikojnë për këtë pozitë do të duhet që t’i demonstrojnë një numër specifik të detyrave të kërkuara, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit zyrtar të kërkesës për punëtorë, të listuar në faqen e internetit të Blackpool Zoo, stafi thotë: “Në kopshtin zoologjik të Blackpool është e vetëkuptueshme që ne i duam të gjitha kafshët!”

“Dhe si një resort bregdetar, Blackpool nuk ka mungesë të pulëbardhave. Megjithatë, pulëbardhat po rezultojnë të jenë pak të bezdisshme kur bëhet fjalë për përpjekjet për të vjedhur ushqim nga vizitorët tanë dhe rrethojat tona të kafshëve!”, thuhet tutje brenda njoftimit.

“Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për t’i mbajtur pulëbardhat larg zonave tona kryesore të ngrënies, prandaj ne po kërkojmë një ekip që t’i bashkohen ekipit tonë të Shërbimeve të Vizitorëve si ‘Frikësues Pulëbardhash'”, vazhdon shkrimi në njoftimin e bërë.

Sipas përshkrimit të punës, kandidatët e suksesshëm do të duhet të jenë të fokusuar tek vizitorët, miqësorë, energjikë dhe fleksibël. Natyrisht, ata gjithashtu do të duhet të jenë goxha të shoqërueshëm duke pasur parasysh se ata “do të duhet të ndihen rehat duke veshur një kostum zogu”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
U kërkoi nga pesë dollarë pjesëmarrësve në ditëlindjen e vajzës, kritikohet ashpër nëna nga Teksasi

U kërkoi nga pesë dollarë pjesëmarrësve në ditëlindjen e vajzës, kritikohet ashpër nëna nga Teksasi

Interesante
Marifet i rrezikshëm - burri shijon vozitjen i mbështjellur me najllon dhe i varur në derën e veturës

Marifet i rrezikshëm - burri shijon vozitjen i mbështjellur me najllon dhe i varur në derën e veturës

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori