LAJMI I FUNDIT:

Koordinohen projektet për Prishtinën

Koordinohen projektet për Prishtinën

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, projektet e përbashkëta, duke përfshirë hartën zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, deponinë e materialeve të ngurta, dhe tema të tjera mes dy institucioneve.

Ministri Matoshi, tha se bashkë me Komunën e Prishtinës do të bashkë financojë shumë projekte, përfshirë edhe hartimin e Hartës Zonale, si një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e planifikimit.


“Ne jemi dakorduar që bashkë me komunën të përfshihemi në projektin e hartimit të Hartës Zonale dhe MMPH do ta mbështesë komunën në këtë drejtim. Do të vazhdojmë të jemi përkrahë komunës në fazën e përcaktimin të lokacionit të deponisë së materialeve të ngurta dhe do ta mbështesim edhe në mënyrë financiare”, tha ai.

Projekte të tjera që MMPH do të realizojë në Prishtinë janë: trajtimi i ujërave të zeza, krijimi i gjelbërimit vertikal, krijimi i zonave të gjelbra, si dhe rregullimi i disa shtretërve të lumenjve.

“Kemi pasur kërkesë nga komuna për ta mbështetur me një kamion për lëvizjen e drunjve dhe ky është një projekt që ministria do ta mbështes. Një problem tjetër ka të bëjë edhe me dheun që nxirret me rastin e ndërtimeve dhe ne duhet të gjejmë një vend ku ta deponojmë, dhe për këtë do ta përcaktojmë edhe lokacionin. Jemi dakorduar që për këto projekte në një të ardhme të afërme të nënshkruajmë edhe memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës”, tha Matoshi.

Ndërsa kryetari Ahmeti, tha se të gjitha këto projekte kanë rëndësi të veçantë për kryeqytetin.

“Ajo çka dua të potencojë është procesi i Hartës Zonale të Komunës. Ne i kemi përfunduar të gjitha punët përgatitore dhe ideja ka qenë që ta kërkojmë ndihmën e MMPH-së për shkak që në këtë ministri gjendet një kapacitet i jashtëzakonshëm që na ndihmon në përfundimin e këtij procesi”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës do të ketë edhe dy stacione për mbushjen e makinave elektrike, bashkëpunim ky me USAID-in dhe MMPH-në./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori