LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Rexhep Hoti merr përkrahjen e Shpend Ahmetit, për Programin Nacional për Rininë

Koordinatori Rexhep Hoti merr përkrahjen e Shpend Ahmetit, për Programin Nacional për Rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, sot është takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Hoti e Ahmeti biseduan për Programin Nacional për Rininë dhe mbarëvajtjen e garave në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, thuhet në një njoftim për media.

“Programi Nacional për Rininë u ofron të gjithë nxënësve pa dallim mundësinë të jenë pjesë e garës në kreativitet kulturor e mendim kritik, në dituri dhe sport. Nga rezultatet që kemi nga shkollat e Komunës së Prishtinës, mbi 50 shkolla e kanë përfunduar garën në nivel shkollë dhe ky është një rezultat shumë pozitiv. Në nivelin komunal pres nga ju që të mbështesni Drejtorinë Komunale të Arsimit sepse ka një numër të madh të nxënësve fitues”, tha koordinatori Hoti.

Ndërsa, kryetari Ahmeti shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur Programin Nacional për Rininë.

“Unë e kam lexuar programin dhe ju përgëzoj për punën që keni bërë dhe ju them se e keni përkrahjen time për çka do që të jetë nevoja. Edhe fëmijët e mi janë bërë pjesë e kësaj gare prandaj po e shoh efektin e saj nga afër. Gara është motivim shtesë për fëmijët dhe unë i përkrah shumë aktivitetet ekstrakurikulare”, tha Ahmeti.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të cilët theksuan mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Programin Nacional për Rininë.

Ndryshe, garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel komune janë duke u mbajtur nga 30 marsi deri më 13 prill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori