LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti vizitoi Komunën e Pejës dhe Deçanit

Koordinatori Hoti vizitoi Komunën e Pejës dhe Deçanit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, është takuar me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sipas njoftimit për media, Hoti e Muhaxheri kanë biseduar për Programin Nacional për Rininë dhe mbarëvajtjen e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Komunën e Pejës.


Në njoftim thuhet se koordinatori Hoti u njoftua nga afër me ecurinë e garave në nivel shkolle dhe atë komunal.

“Jam i lumtur që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë talentët e të gjitha shkollave po mblidhen nëpër komuna. Jam i kënaqur me realizimin e garës në nivelin e shkollës dhe tani po pres mbështetjen tuaj për nivelin komunal të garës”, u shpreh Hoti.

Sipas njoftimit për media, kryetari Muhaxheri, ka theksuari se do ta mbështesë garën dhe se sipas tij tashmë Komuna që udhëheqë ai është duke u përgatitur për nivelet e garës.

“Përmes këtij programi ne kemi mijëra fitues që do të garojnë në nivelin komunal. Po ashtu, jemi shumë të kënaqur edhe me pjesëmarrjen e komunitetit boshnjak dhe mund të ju them se ky program ka marrë jehonë në mesin e nxënësve. Ne qysh tash kemi filluar me përgatitjen e garave sportive andaj ju premtoj mbështetje të plotë për këto gara”, ka thënë Muhaxheri.

Në njoftim thuhet se Hoti sot vizitoi edhe Komunën e Deçanit ku u prit në takim nga Drejtori Komunal i Arsimit, Bekim Vishaj, si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Ukëhajrdaraj. Edhe në këtë komunë Hoti u njoftua për procesin e garës për të cilën drejtorët thanë se gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori