LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti takohet me kryetarin e PDSH-së në Preshevë

Koordinatori Hoti takohet me kryetarin e PDSH-së në Preshevë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Luginë të Preshevës takoi Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa. Hoti gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Xhelal Shaqiri.

Në këtë takim u bisedua për Programin Nacional për Rininë dhe për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë, për të cilin tha se është program konkret që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar mbi dy parime themelore: gjithëpërfshirjen dhe vijueshmërinë. Ka fokusin në tri gara: kreativitet kulturor dhe mendim kritik, dituri dhe sport. Çdo vend i parë në çdo kategori do të shpërblehet. Garat do të organizohen në nivel shkolle, komune dhe republike. Përmes këtij programi u ofrohet nxënësve të Luginës që në nivel republike të garojnë me nxënësit e Republikës së Kosovës”, tha Hoti.

E kryetari Mustafa, përveç që mirëpriti këtë program, falënderoi Koordinatorin Hoti që ka marrë hapa konkret për bashkëpunimin e shqiptarëve edhe jashtë shtetit të Kosovës.

“Ky program është i shkëlqyer. Me realizimin e tij nxënësit e Luginës do të ndihen si pjesë e Kosovës, rrjedhimisht unë e shoh këtë si pikënisje të bashkimit tonë më Kosovën. Ky program konkret do të integrojë të rinjtë shqiptarë në Kosovë”, tha Kryetari Mustafa.

Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e të gjitha komuniteteve pa dallim. Ndërkaq, Programi Ndërshtetëror për Rininë parasheh garat në nivel rajonal me shtetet tjera të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori