LAJMI I FUNDIT:

I konvertuan targat në RKS, u digjen veturat – Musliu: Diplomacia e vendit duhet ta njoftojë botën për terrorin që Vuçiqi e Radoiçiqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës

I konvertuan targat në RKS, u digjen veturat – Musliu: Diplomacia e vendit duhet ta njoftojë botën për terrorin që Vuçiqi e Radoiçiqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS, qytetarët e komunitetit serbë të cilët i kanë konvertuar ato janë përballur me skena të dhunshme, duke ua djegur automjetet, të cilat raste janë duke u cilësuar si terrorizëm që po u bëhet këtij komuniteti.  

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se komuniteti serbë në Kosovë duhet ta luftojë rrjetin e kriminelëve të Milan Radoiciqit, me rezistencë dhe mospajtim.


Musliu theksoi se Serbia në vazhdimësi ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrare serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve.

“Liria është përgjegjësi e çdo njeriu. Rrjedhimisht, edhe serbët e Kosovës duhet ta luftojnë rrjetin e krimineleve të Milan Radoiçiqit me rezistencë dhe mospajtim. Së paku, duhet të deklarohen më fuqishëm kundër shtypjes dhe presionit që ua bën atyre ky rrjet kriminal. Në vazhdimësi Serbia ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrare serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve”, ka thënë Musliu.

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

Sipas tij, mediat e kontrolluara dhe pushteti pro-rus në Beograd janë përpjekur të krijojnë përshtypje të rreme për raportet ndëretnike në Kosovë.

“Edhe dy rastet e djegies së automjeteve brenda 24 orëve të fundit, janë pjesë e terrorizimit të serbëve të veriut të Republikës së Kosovës, jo vetëm kundër nesh si shqiptare, por edhe kundër sistemit demokratik perëndimor dhe në favor të Vladimir Putinit”, vlerësoi ai.

Eksperti i sigurisë u shpreh se institucionet e Kosovës duhet t’i zbardhin këto raste.

Ai thotë se diplomacia e vendit duhet ta njoftojë botën për këtë terror që Vuëiqi e Radoiçiqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës.

“Institucionet tona duhet t’i zbardhin këto raste; diplomacia jonë duhet ta njoftojë botën për këtë terror që Vuçiqi e Radoiçiqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës. E pastaj, Evropa le t’i kalkulojë me delikatesë.  Ndoshta iu hapën sytë”, ka thënë ndër të tjera eksperti i sigurisë, Agim Musliu.


Ndryshe, vetëm brenda 24 orëve të fundit dy qytetarëve të nacionalitet serb të cilët i konvertuan targat e veturave në RKS sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, u janë djegur ato nga persona të panjohur.

Fillimisht dje gjatë ditës iu dogj vetura një pjesëtari të Policisë së Kosovës nga nacionaliteti serb, kurse në orët e mesnatës një tjetër veturë u dogj pikërisht në Leposaviq.

E për këtë rast nga Prokuroria e Themelore e Mitrovicës i kanë thënë Telegrafit se janë duke vazhduar hetimet dhe personat e dyshuar janë në kërkim të tyre.

“Në orën 03:00 të mëngjesit është djegur një veturë në Leposaviq. Të dyshuarit për këtë rast janë në kërkim dhe rasti është duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Kujtojmë se dje, Policia e Kosovës ka sekuestruar në Leshak të Komunës së Leposaviqit granata dore, 1 armë automatike AK 47 me 200 fishek, rreth 12 mijë euro dhe lloje të ndryshme të municionit, përfshirë radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla. Ai tha se operacioni është kryer nën dyshimin për narkotikë.

“Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, shkruan ministri Sveçla. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori