LAJMI I FUNDIT:

Kontrollohen dy sallone masazhi dhe një shtëpi private – 12 të arrestuar për prostitucion dhe trafikim me njerëz

Kontrollohen dy sallone masazhi dhe një shtëpi private – 12 të arrestuar për prostitucion dhe trafikim me njerëz
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe veprat tjera që ndërlidhen me trafikimin.

Në njoftim bëhet e ditur se është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.


“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I.,  (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare);  Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare);  M. Th.,  (viti i lindjes 2000, femër kosovare);  A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J.,  (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe  Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë këtyre operacioneve bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private. Si prova materiale janë sekuestruar një armë zjarri/revole, tre fishekë 9 mm, pesë telefona mobilë dhe dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.

“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet  sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”.

“Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori