LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle të shtuara tek makinat e transportit publik në disa komuna, konstatohen parregullsi të shumta

Kontrolle të shtuara tek makinat e transportit publik në disa komuna, konstatohen parregullsi të shumta

Pas aksidentit tragjik në Llaskarcë, dje në disa komuna janë realizuar kontrolle të shtuara tek makinat që realizojnë transport publik të udhëtarëve (autobusë, minibusë dhe taksi-furgonë).

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve janë zbuluar disa parregullsi tek makinat. Vetëm në Tetovë janë zbuluar 25 makina me frena të parregullt, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Policia e Tetovës në kontroll ka përfshirë 128 makina, prej të cilave 5 i kanë pasur të parregullta pajisjet për drejtim dhe një ka pasur mungesë të pajisjeve. Për shkak të mungesave, nga komunikacioni janë përjashtuar 30 makina, për 37 janë lëshuar tiketa për gjiba, ndërsa për 8 makina është kërkuar procedurë për kundërvajtje.

Aksione kontrolluese janë bërë edhe në Shtip, ku janë kontrolluar 57 makina. Tek 9 janë konstatuar parregullsi në pajisjet për frenim, tek një parregullsi në pajisjet për drejtim, ndërsa 2 makina nuk kanë bërë kontrolle teknike.

Në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër janë kontrolluar 111 makina që realizojnë transport publik të udhëtarëve.

Ndryshe, këto kontrolle të shtuara të policisë tek makinat e transportit publik vijnë pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, nga i cili jetën humbën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan./Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga aksidenti në Llaskarcë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në Llaskarcë

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori