LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle sanitare në restorantin ku u helmuan futbollistët e Pelisterit

Kontrolle sanitare në restorantin ku u helmuan futbollistët e Pelisterit
Foto: Arkiv

Inspektoriati shtetëror sanitar shëndetësor, ka qenë në kontroll në restorantin e Velesit, ku janë helmuar 14 futbollistët e ekipit të futbollit “Pelister”. Tani për tani nuk zbulohen më shumë detaje, kurse informatat më të hollësishme do të kumtohen pas festës së Pashkëve.

Ndryshe, 14 futbollistët e Pelisterit të shtunën, vetë kanë shkuar në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit, pasi kanë pasur probleme shëndetësore, edhe atë me simptomat e njëjta.


Më vonë, mjekët kanë konstatuar se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. Pas ndihmës së dhënë mjekësore të shtunën pasdite, të gjithë futbollistët u lëshuan në shërim shtëpiak. Për shkak të këtyre arsyeve, dueli me “Shkupin”, i cili duhej të luhej të shtunën në Çair, ishte shtyrë. /TV21/

*Foto Ilustrim