Kontrata e dashurisë dhe unaza e diamantit - a është fejuar Xheneta Fetahu?

Xheneta Fetahu, ish-banore nga Big Brother VIP Kosova, ka ngritur së fundmi dyshimet se mund të jetë fejuar, pas një postimi mjaft domethënës në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në fotografinë e publikuar, ajo shfaq një unazë elegante me diamant dhe një dokument me titullin intrigues: “Marrëveshja e Dashurisë së Vërtetë”, duke lënë të kuptohet se një kapitull i ri ka nisur në jetën e saj sentimentale.
Në mbishkrimin e postimit, Xheneta ka shkruar: “Çdo mëngjes po duket edhe më interesant kohët e fundit…”.

Dokumenti i publikuar në foto mban datën 1 korrik 2025 dhe përshkruan një zotim dashurie që simbolizon përkushtim të përjetshëm.
Përveç unazës dhe përmbajtjes së dokumentit, nuk jepen detaje të tjera, dhe mbi të gjitha, mungon identiteti i partnerit që fshihet pas këtij gjesti romantik.

E ndërsa vetë Xheneta nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare apo konfirmim publik për fejesë.
Mbetet për t’u parë nëse modelja do të ndajë më shumë detaje në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: dashuria duket se po lulëzon në jetën e saj, dhe të gjithë janë më të interesuar se kurrë për të zbuluar se kush është personi që ka fituar zemrën e saj. /Telegrafi/




























































