LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal i kufirit, ndalohet një person në veri të Mitrovicës

Kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal i kufirit, ndalohet një person në veri të Mitrovicës

Një person është ndaluar nga Njësitë e Policisë Kufitare, të enjten rreth orës 17:35, në rrugën magjistrale Bërnjak- Mitrovicë, në afërsi të liqenit të Ujmanit, pasi dyshohej se kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe në veturë kishte mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, thuhet se pas kontrollit në automjet është hasur në një sasi të mallrave të ndryshme si: fellne të reja (4 copë), salveta (palloma-disa pako), zbutës të rrobave, pako me gjëra të ndryshme ushqimore (çokollata, qumësht, pije të gazuara, jogurt, pelena etj.)

“Po ashtu gjatë kontrollit në automjet dhe në çantë të krahut, i njëjti person ka pasur në posedim para të gatshme (5.010 euro si dhe 128.250 dinar)”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur, se në konsultim me prokurorin janë hapur rastet “Kalim ilegal i kufirit” dhe “Kontrabandim me mallra”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, ndërsa të hollat me urdhër të prokurorit i janë kthyer palës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

Lajme
Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Lajme
Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe

Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Lajme
Kalo në kategori