LAJMI I FUNDIT:

Kontingjenti i parë i paqeruajtësve të Maqedonisë në KFOR u nis për në Kosovë

Kontingjenti i parë i paqeruajtësve të Maqedonisë në KFOR u nis për në Kosovë

Kontingjenti i parë i Maqedonisë me 44 pjesëtarë të Armatës sot në kazermën “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë, u nisën drejt Kosovës, ku në gjashtë muajt e ardhshëm do të punojnë si oficerë të shtabeve në komandën kryesore të KFOR-it në Prishtinë dhe do ta sigurojnë komandën rajonale të KFOR Perëndim, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Me pjesëmarrjen e misionit të KFOR-it në Kosovë, shtojnë, Maqedonia e Veriut e zuri vendin në NATO si vend i cili do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan.


“Dëshmuam cilat janë cilësitë tona në shumë vende të largëta. Që tani do ta dëshmojmë vendin tonë të vërtetë edhe në rajon. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet për ne, do të thotë siguri nën ombrellën kolektive të Aleancës, por ne këtë anëtarësi e ndjejmë si përgjegjësi të madhe. Para më pak se 20 vite, atdheu ynë e shfrytëzoi mundësinë të ketë mision në NATO që të ketë siguri dhe stabilitet. Sot si anëtare e NATO-s mund të ndihmojmë kjo të ndihmojë edhe tek fqinjët tanë. Kjo dëshmon se sa kemi kaluar së bashku, me sa probleme jemi përballur dhe sa jemi pjekur si njerëz dhe si shtet”, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për solemnitetin me rastin e dërgimit të këtij kontingjenti të parë në Kosovë.

Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrje e pjesëtarëve të Armatës në misionin e KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2021.

“Që në rotacionin e radhës, plani është numri i pjesëtarëve të KFOR-it të rritet në mbi 60, ndërsa nga vera e ardhshme së bashku me partnerin tonë shumëvjeçar Gardën kombëtare të Vermontit nga SHBA-ja, jashtë prej kontributit të vendosur në rotacion në periudhë prej 9 muajve do të rritet me mbi 100 pjesëtarë të Armatës. Gjithsej nga vera e ardhshme në misionin e KFOR-it do të marrin pjesë rreth 180 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Armatës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori