LAJMI I FUNDIT:

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë pjesë e ushtrimit “Shqiponja 19’’

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë pjesë e ushtrimit “Shqiponja 19’’

Kontingjenti i FSK-së i përbërë prej 37 pjesëtarëve nga Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë u dislokua dje për në Republikën e Shqipërisë, për t’iu bashkuar ushtrisë shqiptare në ushtrimin në vendkomandë “Shqiponja 19’’.

Para pjesëtarëve që do të marrin pjesë në këtë ushtrim, një fjalë rasti e mbajti komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, i cili ua forcoi besimin me mbështetjen e tij, duke i udhëzuar që gjatë përfaqësimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në këtë ushtrim, të jenë sa më profesional, të disiplinuar dhe shembull për pjesëmarrësit tjerë.

Ushtrimi do të realizohet në periudhën kohore prej 20 deri më 29 maj 2019, dhe do jetë në aspektin tre shkallës: Kursi i Lartë i Oficerit, Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Ushtrimi zhvillohet nga Batalioni i Parë i  Këmbësorisë i Forcave Tokësore të Shqipërisë dhe  Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë i FSK-së.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilët po marrin pjesë në trajnime dhe ushtrime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit, po stërviten me qëllim që gjatë tërë kohës të jenë sa më të përgatitur për të vepruar dhe punuar në mjedis të kombinuar shumëkombësh  si dhe të shkëmbejnë përvoja me shtetet partnere. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori