Konsumimi i përditshëm i djathit zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës
Një studim ka zbuluar se njerëzit që hanë sasi të vogla djathi çdo ditë kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës sesa ata që nuk hanë fare djathë
Studiuesit holandezë dhe kinezë analizuan bashkë të dhënat nga 15 studime paraprake, duke ndjekur më shumë se 200 mijë pjesëmarrës për një periudhë të paktën 10-vjeçare.
Ata zbuluan se njerëzit që hanë djathë në mënyrë të moderuar, që mund të konsumojnë rreth 40 gramë në ditë, kanë 14 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 10 për qind më pak rrezik nga ataku kardiak.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tejkalimi i sasisë së moderuar nuk rrit nivelin e benefiteve dhe mund të shkaktojë në fakt kushte negative shëndetësore.
Sasia e djathit që duhet të konsumohet brenda një dite është 40 gramë, thanë ekspertët, sepse sasia mbi këtë vlerë ndikon negativisht në shëndet.
“Kjo nuk është njëlloj me të ngrënit pica me djathë çdo ditë”,- sqaron Dr. Allen Stewart, nga Instituti Mjekësor në ‘Mount Sinai Medical Center’. “Por rezultatet ishin shumë të ndryshme nga ajo që njerëzit mund të prisnin.”
Ndërsa djathi në fakt është konsideruar si i dëmshëm shpeshherë për shëndetin, në të vërtetë ka lëndë ushqyese shumë të rëndësishme duke përfshirë proteina, kalcium dhe probiotikë.
Megjithatë, teprimi në konsum, mund të ndikojë në rritjen e nivelit të kolesterolit dhe në rritjen e sëmundjeve të zemrës për shkak të niveleve të larta të yndyrës në gjak.
“Djathi mund të jetë i pasur me probiotikë, të cilat kanë tendencë për të ulur inflamacionin”,- thotë Stewart për Time. “Por ka disa dëshmi se djathi – si një zëvendësues i qumështit – në të vërtetë mund të ketë efekt mbrojtës për zemrën”.
“Askush nuk thotë se duhet të hash patjetër 40 gramë djathë në ditë, por pak djathë dhe disa biskota është një zgjedhje e arsyeshme.”
Studimi, i publikuar në European Journal of Nutrition, përcakton se djathi ul në mënyrë të ndjeshme rreziqet kardiake, por nuk thotë se ky është shkak i drejtpërdrejtë.
Konsumatorët e moderuar të djathit mund të kenë stile më të shëndetshme jete ose të ardhura më të larta, të cilat, të gjitha bashkë, çojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe atakut kardiak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën