LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i alkoolit nga dy prindërit para shtatzënisë i rritë shanset që bebja të lindë me defekte në zemër

Konsumimi i alkoolit nga dy prindërit para shtatzënisë i rritë shanset që bebja të lindë me defekte në zemër

Që të dy prindërit duhet të shmangin konsumimin e alkoolit para se të provojnë që gruaja të mbetet shtatzënë, sipas hulumtimeve të reja.

Rreziqet që i sjell konsumimi i alkoolit nga nëna veçse dihen, por studimi i ri thotë se edhe baballarët duhet ta shmangin alkoolin, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët thonë se dy prindërit duhet ta shmangin alkoolin për t’u mbrojtur nga defektet e lindjes në zemër.

Ky konstatim është arritur pas analizimit të të dhënave nga 55 studime të cilat datojnë qysh prej vitit 1991.

Hulumtuesit thonë se konsumimi i alkoolit nga meshkujt para ngjizjes së bebes mund të ndërlidhet me një rritje prej 44% të rrezikut të problemeve të zemrës.

Ekspertët shëndetësorë kanë sugjeruar që meshkujt të heqin dorë nga alkooli 6 muaj dhe nënat 1 vit para se të provojnë të mbesin shtatzënë.

Përveç se konsumimi i alkoolit i rritë shanset që bebja të lindë me defekte të zemrës, gjithashtu alkooli e dëmton seriozisht edhe shëndetin prindërve.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori