Konsumatorët në Kosovë mbeten të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues.
Me rastin e Ditës Botërore të Konsumatorit, kryetari i Organizatës “Konsumatori , Selatin Kaçaniku tha se shëndeti i qytetarëve ende mbetet në rrezik nga produktet jocilësore dhe nga mashtrimet e tregtarëve, si për abuzim me afatet e edhe për çmimet.
Në institucionet që merren me ankesat e konsumatorëve në Agjencinë e Ushqimit dhe në Ministrinë e Tregtisë kanë deklaruar se në krahasim me vitet e kaluara ka shënuar ngritje numri i ankesave nga konsumatorët për mashtrim dhe produkte ushqimore jocilësore.
Por, Selatin Kaçaniku është skeptik për zgjidhjen e këtyre ankesave pasi që sipas tij ato më shumë bëhen sa për t’i arsyetuar punonjësit se sa që merren parasysh.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, thonë se të gjitha parregullsitë që janë evidentuar nga ankesat e ankesat e konsumatorëve i ka dërguar në gjykatë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ibrahim Tërshnjaku, tha për KosovaPress se Agjencia si prioritet ka shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Aktiviteti i tyre sipas tij është me dinamizëm të lartë, duke i siguruar qytetarët që organet kompetente për kontrolle janë duke kryer punën bazuar me planet zyrtare dhe bazuar në shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve.
Sipas Tërshnjakut vetëm në dy mujorin e parë të këtij viti, AUV ka asgjësuar mbi 150 mijë kilogramë produkte të mishit si jocilësor . ”Kemi vërtetë një numër të madh të produkteve ushqimore, të cilat asgjësohen qoftë me kërkesën e palëve qoftë gjatë kontrollit. Për këtë javë kemi asgjësuar 30 tonë mish nga të gjeturat tek operatorët e biznesit ushqimor dhe të atyre prodhues. Kemi asgjësuar diku rreth 100 mijë ushqime konditorike vetëm në muajin shkurt”, tha Tërshnjaku.
Këto ankesa nga konsumatorët kanë shënuar rritje.
Në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë konfirmojnë se në vitin 2016 ka pasur 250 ankesa ndërsa në vetëm dy muajt e parë të këtij viti janë paraqitur rreth 60 ankesa.
Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, Nijazi Shala, për KosovaPress, theksoi se ka shënuar rritje numri i ankesave prej konsumatorët, ku në vitin 2016 kanë qenë 250 ankesa, kurse në dy muajt e parë të këtij viti janë paraqitur rreth 60 sosh. “Kur është puna të produktet ushqimore është goxha me peshë, kemi mjaft ankesa në atë drejtim edhe në relacionet tregtare në aspekt me garancionet. Në raste të caktuara nuk i respektojnë tregtarët garancionet dhe kjo është shqetësuese. Për dy muajt e parë kemi pasur rreth 60 ankesa”, tha Shala.
Sipas tij, ky Departament me përgjegjësi të lartë procedon ankesat e qytetarëve për zgjidhjen e tyre. Sot në Kosovë shënohet edhe Dita Botërore Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.
Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën