Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj ka dhuruar 3265.24 euro, për SOS Fshatin e fëmijëve në Prishtinë, të cilët janë pa përkujdesje prindërore.
Fushata e rrumbullakimit të faturës është organizuar gjatë muajit të Ramazanit dhe është një kontribut i konsumatorëve të Meridian Express.
Mjetet e grumbulluara nga kjo fushatë do të përdorën për përmirësimin e kushteve të jetesës së 78 fëmijëve të SOS Fshatit të cilët jetojnë 24 orë në këtë institucion.
Përgjegjësja për Mbledhjen e Fondeve në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, Albana Zogu – Morina, ka thënë se fushata “rrumbullakëso faturën” organizohet për disa vite me radhë.
”Meridian Express është kompani e cila në vazhdimësi e ka mbështet SOS fshatin. Kampanja me centa të vegjël ta ndihmojmë SOS Fshatin do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Zogu – Morina.
Ndërkaq Drejtori Ekzekutiv i Merdian Express, Agon Gashi, ka bërë të ditur se fushata për rrumbullakimin e faturës do të vazhdojë edhe më tej. Ai ka treguar s kjo fushatë organizohet tash e tre vite me radhë.
“Një falënderim shkon për konsumatorët e Meridian Express, sepse këto mjete janë kontribut i tyre. Ne do ta vazhdojmë edhe më tej kampanjën e tillë. Mjetet e grumbulluara janë në periudhën e muajit të Ramazanit, si dhe e kemi shtyrë kampanjën edhe për dy javë pas Ramazanit”, tha ai.
Por Gashi ka treguar se kampanja për rrumbullakimin e faturës nga konsumatorët e Meridian Express do të vazhdojë dhe se konsumatorët do të mund t’i japin që tani kontributet e tyre për fëmijët e SOS Fshatit.
Kësaj kampanje humanitare i është bashkangjitur edhe aktori i serialit “O Sa Mirë” Ernest Zymberi, i cili ka thënë se si popull jemi mjaft human.
“E kemi edhe obligim moral, për t’i ndihmuar njerëzit e tjerë, si popull jemi solidar krejt çfarë na nevojitët është iniciativa sikur kjo e Meridian Express”, tha Zymberi.
Ai ka ftuar që edhe kompani dhe bizneset e të tjera që të organizojnë iniciativa për t’ju ndihmuar fëmijët e SOS Fshatit.
Ndryshe në SOS Fshat, sipas Albana Zogu – Morinës, jetojë 78 fëmijë të moshave të ndryshëm gjatë gjithë kohës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur