LAJMI I FUNDIT:

Konstituohen shtatë komisione parlamentare

Konstituohen shtatë komisione parlamentare

Pas krijimit të institucioneve, në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar procesi i konstituimit të Komisioneve Parlamentare.

Sot janë konstituar shtatë komisione: Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisioni Punë të Jashtme dhe
Diasporë, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.


Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media

Në mbledhjen e mbajtur të Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media është miratuar fushëveprimtaria e komisionit, ndërsa është adresuar çështja që në këtë komision të përfshihet edhe mbikëqyrja e administratës publike.

Anëtari i komisionit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se ky komision ka mbikëqyrur punën e administratës publike, por që këtë herë administrata publike nuk është përfshirë tek asnjë nga komisionet.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që ky komision të ketë në fushëveprimtarinë e saj edhe mbikëqyrjen e administratës publike. Edhe deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, tha se administrata publike duhet të jetë në kuadër të këtij komisioni. Ideja që të rikthehet në këtë komision edhe administrata publike është përkrahur edhe nga deputetët e pozitës.

Besim Muzaqi nga LVV, tha se si komision duhet ta adresojnë këtë çështje. Kryetarja e komisionit, Daorsa Kica Xhelili, tha se do ta trajtojnë këtë çështje, por që ka propozuar që një herë veprimtaria e komisionit të votohet siç është paraparë. Në këtë komision u vendos që në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet me 20 mars të ftohen për raportim nga Komisioni i Pavarur për media, ndërsa u dakorduan që ky komision të mbajë mbledhje çdo të martë në orën 10.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Sot është konsitutuar edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili do të drejtohet nga deputeti i PDK-së Ferat Shala, kurse Jeta Statovci nga LVV do të jetë zëvendëskryetare.

Statovci, tha se fusha e ekonomisë ka një sërë sfidave sikurse ajo në shëndetësi, kështu sipas saj me një bashkëpunim të mirëfilltë pret të arrihet përballimi i këtyre sfidave. Komisioni është konstitua me 10 anëtarë fillimisht, e që pritet të caktojë anëtar edhe një nga minoritet. Mbledhjet e këtij Komisioni pritet të mbahen çdo të martë prej orës 10:00.

Komisioni për Integrime Evropiane

Në mbledhjen konstituive Komisioni për Integrime tha se prioritet do të jetë përmbushja dhe zbatimi i MSA-së. Krahas kësaj si kërkesë e këtij komisioni u ngrit edhe mundësia që të kërkohet nga BE sigurimi i vaksinave anti-Covid 19.

Anëtarja e këtij komisioni nga PDK, Blerta Deliu-Kodra tha se pas ndryshimit të rrethanave me pandeminë, prioritet i komisionit duhet të jetë diskutimi me zyrtarë të BE-së për sigurimin e vaksinave. Koordinim për këtë çështje u kërkua nga deputetët e LVV-së në këtë komision. Kryetare e këtij komisioni është Rrezarta Krasniqi. Ndërsa nënkryetare, Arbëreshë Kryeziu nga LVV.

Komisioni Punë të Jashtme dhe Diasporë

Gjatë së martës Komisioni Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur mbledhjen e parë konstitutive, të udhëhequr nga Haki Abazi .Abazi bëri të ditur se Komisioni do të ketë 11 anëtarë.
Ai me këtë rast ka paraqitur edhe prioritet që t’i kenë gjatë punës si Komision.

Abazi sqaroi se do të angazhohen në njohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë, gjithashtu edhe në fushën e bashkëpunimit parlamentar. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka kërkuar që të ketë unitet kur janë në pyetje çështjet në të mirë të vendit. Kurse deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se marrëdhëniet me shtete dhe parlamentet janë kompetencë e kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori