LAJMI I FUNDIT:

Konstatin Georgievski është kryetari i ri i Komunës së Ohrit (Foto)

Konstatin Georgievski është kryetari i ri i Komunës së Ohrit (Foto)

Mbrëmë përveç zgjedhjeve presidenciale, raundi i dytë është zhvilluar edhe në Ohër, ku është votuar për kryetar komune.

Kryetar i ardhshëm i Komunës së Ohrit do të jetë Konstantin Georgieski i LSDM-së, i cili fitoi 16.523 vota ose 54.36 përqind, ndërsa Mitre Milloshevski i OBRM-PDUKM-së fitoi 12.668 vota ose 41.68 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zgjedhjet e parakohshme komunale në Ohër u mbajtën për shkak të vdekjes së ish-kryetarit Jovan Stojanoski.

Ndërsa në garë në rrethin e parë ishin Stevçe Stevkovski nga “Demokratët”, Nihail Trendafilov-Nançe nga Unioni Demokratik Qytetar, Mitre Milloshoski nga OBRM-PDUKM, Xhemal Mena nga Lëvizja Besa, Konstatin Georgievski nga LSDM, kurse BDI dhe Aleanca për Shqiptarët nuk dolën me kandidat./Telegrafi/