Kompania lider në sektorin e pajisjeve elektronike dhe teknologjisë në rajon, Neptun, pjesë e Grupit BALFIN, ka përuruar pikën më të re dhe njëherazi më të madhe të saj në zemër të Prishtinës, Kosovë, në qendrën tregtare Central Park.
Ky dyqan shtrihet në një hapësirë prej mbi 2000 m², duke u pozicionuar si një nga showroom-et më moderne në të gjithë rajonin. E konceptuar për të ofruar një përvojë të gjithanshme blerjeje, kjo hapësirë e re synon të sjellë më pranë konsumatorit teknologjinë më të fundit nga markat më të njohura globale.
Dizajni i brendshëm dhe mënyra e paraqitjes së produkteve janë ndërtuar mbi parimet e funksionalitetit, estetikës dhe inovacionit, duke e bërë vizitën në dyqan jo thjesht të orientuar drejt blerjes, por drejt një eksperience përmbushëse.
Drejtori Ekzekutiv i Neptun në Kosovë, Feridjan Çiftja, shprehet se dyqani i hapur në qendrën tregtare Central Park vjen me një larmishmëri produktesh, si dhe me një sërë risish.
“Do të jetë dyqani më i madh i Neptun, prandaj jemi kujdesur që përtej një mjedisi të kuruar në detaje, ta çojmë eksperiencën e konsumatorit në një stad tjetër, përmes larmishmërisë së produkteve, zgjerimit të kategorive, brand-eve dhe risive”, – tha Ciftja, ndërsa u ndal më specifikisht tek këto të fundit.
“Zona e eksperiencës është diçka tërësisht e re, ku konsumatorët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me produktin, ta provojnë atë, si dhe të kenë një përvojë vërtet të kënaqshme. “Click & Collect” është një shërbim tjetër, i cili do të lehtësojë procesin e blerjes online dhe do t’i ofrojë konsumatorit një alternativë shtesë.”
Me hapjen e këtij dyqani të ri, numri i përgjithshëm i dyqaneve të Neptun në Kosovë arrin në 15, duke konsoliduar edhe më tej pozitën e kompanisë në tregun e Kosovës.
Ky investim përkthehet gjithashtu në vende të reja pune, krijim të ardhurash për komunitetin lokal, dhe rritje të konkurrueshmërisë në treg.
Dyqani, erdhi me oferta speciale dhe 100 dhurata falas për vizitorët e parë.
Gjatë vitit 2024, Neptun në Kosovë ka shënuar një seri arritjesh, duke e bërë këtë vit një ndër më të suksesshmit në historinë e saj. Një nga arritjet më të rëndësishme ishte vendosja e një rekordi për performancën e shitjeve ditore, i cili arriti një vlerë prej 2 milionë eurosh.
Neptun nuk është thjesht një kompani që shet pajisje por është një aktor ekonomik i rëndësishëm në vendet ku operon, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Bosnje Hercegovinë, me impakt të dukshëm në sektorin e teknologjisë, logjistikës dhe punësimit. Neptun ka 94 dyqane në rajon dhe ka të punësuar rreth 1500 punonjës.
Zgjerimi i rrjetit të Neptun Kosovë është në përputhje të plotë me strategjinë afatgjatë të Grupit BALFIN, për të konsoliduar pozitat në tregjet dhe industritë ku është i pranishëm, ndërsa punon për një ekosistem biznesi të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim ekonomik dhe përfitime për komunitetet.
Prej më shumë se 30 vitesh, Grupi BALFIN, nën vizionin e themeluesit Samir Mane, operon jo vetëm në industrinë e shitjes me pakicë dhe shumicë, por edhe në industri si pasuritë e paluajtshme, bankat, menaxhim asetesh, turizëm, energji dhe logjistikë.
Grupi ushtron aktivitetet e tij në 11 shtete dhe 2 kontinente.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

Astrit Panxha flet për Telegrafin: Kosova Finance Forum 2025 si qendër e zhvillimeve dhe dialogut financiar

“Gratë e Botës”- Ekspozitë bamirëse nga fotografi Gaspër Sopi: Arti në mbështetje të nënave dhe fëmijëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!