LAJMI I FUNDIT:

Konkurs kombëtar për gjuhën shqipe, nisma më e re e qeverisë shqiptare

Konkurs kombëtar për gjuhën shqipe, nisma më e re e qeverisë shqiptare

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit dhe përballë sfidës së madhe dhe alarmit të dhënë nga gjuhëtarët se gjuha shqipe është në rrezik, Ministria e Arsimit në Shqipëri ka marrë një nismë që ka si qëllim ruajtjen saj dhe kalimin e gjuhës shqipe brez pas brezi.

Ministria njofton se do të zhvillohet një konkurs i gjuhës shqipe mes klasave të nënta në të gjitha shkollat e vendit. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se përmes këtij konkursi do të rikthehet vëmendja e të rinjve tek gjuha shqipe dhe nevoja për ruajtjen e saj.


“Në ditën ndërkombëtare të arsimit dua t’iu prezantoj me nismën më të re që lidhet me prioritetin e ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe. Në këtë kuadër kemi shpallur konkursin kombëtar të gjuhës shqipe mes klasave të nënta nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit. Konkursi do të zhvillohet në dy faza, e para në nivel zyrash arsimore dhe e dyta në nivel kombëtar,” tha ministrja.

“Zhvillimi i fazës së dytë të kursit do të transmetohet në RTSH deri në muajin maj, në 13 episode dhe një finale të madhe. Në këtë mënyrë ne do të mund të kthejmë vëmendjen e nxënësve dhe të rinjve, jo vetëm tek standardet e gjuhës shqipe duke vlerësuar veçantinë e saj si edhe nevojën ruajtjen dhe forcimin brez pas brezi”, thotë Kushi.

Konkursi do të jetë i organizuar me katër grupeve të cilët do konkurrojnë mes tyre. Formati i konkursit do të jetë me pyetje që do t’iu drejtohen katër grupeve, pyetje të hartuara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) dhe UNICEF. Faza e parë e konkursit do të mbahet më 31 janar.

Më pas, Zyrat Vendore Arsimor do të zgjedhin 54 shkollat më të mira, të cilat do konkurrojnë sërish mes tyre dhe në fazën përfundimtare do të përballen 4 skuadra nga 4 DRAP-et, Lezhë, Durrës, Korçë dhe Fier.

Zhvillimi i fazës së dytë të kursit do të transmetohet në RTSH deri në muajin maj, në 13 episode dhe një finale të madhe. Vlerësimet për grupet konkurruese do të bëhen me juri, 1 pedagog i fushës gjuhë shqipe-letërsi, 1 përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe 1 përfaqësues nga UNICEF. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori