LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Valdete Daka është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore

Konjufca: Valdete Daka është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për deputet, Glauk Konjfuca, ka bërë sërish një deklaratë për kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Konjufca ka thënë se sot është parë qartë që Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albin Kurtit, transmeton Telegrafi.


“I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së ‘të respektohet ligjshmëria’, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet ‘veç kur nuk po i konvenojnë’ VV-ja a Valdete Daka?”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se “nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyrës profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.

“Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”, thotë më tej ai.

Ndryshe, sot Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, i ka rekomanduar KQZ-së që të certifikojë listën e kandidatëve për deputetë, por që kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar dokumente shtesë për këtë, duke shtyrë mbledhjen për dy orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori