LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë edhe me votat e Listës Serbe (Video)

Konjufca: Të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë edhe me votat e Listës Serbe (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se janë të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë edhe me votat e Listës Serbe.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë nëse bëhen edhe pesë deputetë të tjerë, ata janë të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë.


“Ne në momentin që bëjmë 61 deputetë në shkojmë në mocion votëbesimi. Na sillni edhe pesë deputetë [nga Lista Serbe], sepse i kemi 57, një për siguri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Konjufcës, Ramush Haradinaj nuk është aq sa duhet kundër Hashim Thaçit.

“Ne jemi të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë, pasi Ramush Haradinaj nuk është aq kundër Hashim Thaçit sa po duket”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nëse sigurohen votat, do të mblidhnin partitë dhe do të tregoheshin arsyet pse duhet rrëzuar Qeveria.

“Ne jemi të gatshëm për një tryezë e partive. Ku partitë politike tregojnë arsyet pse duhet rrëzuar kjo Qeveri. Nuk mundemi në të thatë të themi po e rrëzojmë Qeverinë”, tha Konjufca./Telegrafi/