LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takohet me Ulrika Richardson, konfirmohet bashkëpunimi mes Kuvendit dhe OKB-së

Konjufca takohet me Ulrika Richardson, konfirmohet bashkëpunimi mes Kuvendit dhe OKB-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim koordinatoren për zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson

Në takimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca me koordinatoren e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson, u diskutua për nevojën e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe programeve të zhvillimore të OKB-së në Kosovë.


“Të dyja palët ishin të një mendje mbi rolin dhe rëndësinë e Kuvendit si institucion i cili përmes legjislacionit mund të ndihmojë në harmonizimin e prioriteteve zhvillimore dhe reformuese të Kosovës me prioritetet e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat prioritete promovohen nga ekipi i kësaj organizate dhe agjencive të saj në Kosovë. Çështje si luftimi i varfërisë, promovimi i barazisë gjinore, ngritja e nivelit të mirëqenies sociale, ngritja e cilësisë së arsimimit, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor etj., ishin aspekte për të cilat kryetari Konjufca dhe koordinatorja Richardson u pajtuan se duhet të jenë prioritet i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se kryetari Konjufca e siguroi Richardson se shumë nga prioritetet e promovuara prej saj kanë qenë dhe do të jenë pjesë e programit qeverisës të Qeverisë Kurti dhe në këtë kontekst mbështetja e Kuvendit me nisma legjislative dhe miratim ligjesh që mundësojnë realizimin e objektivave të tilla do të jetë e pashmangshme dhe e natyrshme.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori