Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur mbi detajet e takimit të sotëm me Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Konjufca tha se nga Lajçaku ka kërkuar të mos ketë bisedime për pavarësinë dhe territorin e vendit, pasi sipas tij Lajçaku në të kaluarën ka dhënë deklarata të cilat e kanë dëmtuar interesin e Kosovës.
“Këtë duhet t’ia thotë çdo zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës Miroslav Lajçakut, për shkak se kur e mori mandatin për të qenë njeriu kryesor i mandatuar nga Bashkimi Evropian për ta udhëhequr pozicionin dhe përgjegjësinë e ndërmjetësit kryesor në dialogun Kosovë- Serbi Lajçak i pati disa deklarata të cilat mendoj se e kanë dëmtuar interesin e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca, në Klan Kosova.
Ai tha se deklaratat e Emisarit të BE-së si ajo për mundësinë e prekjes së Kushtetutës së Kosovës janë të rrezikshme për vendin.
“Deklarata të cilat nënkuptonin disa mesazhe që ai i lëshonte në drejtim të kornizës së marrëveshjes, e cila sipas tij nuk e përjashton mundësinë e prekjes së Kushtetutës së Kosovës. Kjo ma merr mendja që është shumë e dëmshme. Edhe kryeministri edhe presidentja dhe zyrtarë të tjerë, zëvendëskryeministri Bislimi për shembull i cili po udhëheq ekipet e dialogimit, ia kanë bërë të qartë Lajçakut që kjo qasje nuk është e mirëpritur në Kosovë. Nëse insistohet që zgjidhja përfundimtare me Serbinë do ta ketë formën e ndryshimit të vetë Kosovës nga aspekti institucional kushtetues, për neve kjo është shumë e rrezikshme. Është një qasje që në fund rrezikon me cenimin e rendit juridiko-kushtetues të Republikës së Kosovës, por gjithmonë në favor të Serbisë”.
Kryetari i Kuvendit shtoi se duke pasur parasysh pushtetin në Serbi nuk beson se mund të arrihet marrëveshje përfundimtare pa u prekur Kushtetuta e Kosovës.
“Unë mendoj se kjo (marrëveshja përfundimtare pa u prekur Kushtetuta e Kosovës) do të ishte opsioni më i mirë për Kosovën, por nuk jam shumë optimist që kjo do të arrihet. Përse nuk jam optimist? Pesimizmi im ka të bëjë me përmbajtjen e pushtetit në Serbi, me çfarë natyre pra ka qeveria e Serbisë dhe le të themi koalicioni qeverisës atje, pra ai dominohet totalisht nga një forcë politike e cila rrënjët e saj politiko-ideologjike i ka në hegjemonizmin serb i cili le të themi ndoshta në momente të caktuara historike e ka përjetuar ndonjë modifikim dytësor, por orientimin esencial që një shekull e gjysmë, së paku nga Kongresi i Berlinit, e ka të njëjtë për të realizuar atë që e tha [Aleksandar] Vulini e të cilin e mbështeti [Aleksandar] Vuçiqi para rreth një muaji për krijimin e një bote serbe”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Italia, jo më “toka e premtuar”, përgjysmohen kërkesat për azil nga fëmijët shqiptarë
Klinika “Zhan Mitrev”: U mbajt kongresi i ll-të i teknologëve radiologjikë
Familjarët refuzuan të merrnin trupin për ta varrosur, Prokuroria Elbasan: Personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre