LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Nëse statuti i Asociacionit nuk do jetë në përputhje me Kushtetutën, atëherë t’i themi mirupafshim dialogut

Konjufca: Nëse statuti i Asociacionit nuk do jetë në përputhje me Kushtetutën, atëherë t’i themi mirupafshim dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të jetë brenda kornizës së Kushtetutës së Kosovës.

Konjufca ka shtuar se nëse Bashkimi Evropian nuk mendon që zgjidhja e dialogu me Serbinë duhet të jetë brenda Kushtetutës, atëherë Kosova nuk ka çfarë të kërkoj në dialog.


“Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse BE-ja nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj që Kosova nuk ka çka të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova më, çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon në dëm tonin nëse shkon ashtu”, ka thënë ai.

Themelimi i Asociacionit, Konjufca: Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë
Lexo po ashtu Themelimi i Asociacionit, Konjufca: Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë

Konjufca ka thënë se kurrfarë pozicioni antikushtetues nuk mund të jetë bazë për negociata, ndërkohë që ka folur për draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë është mirë të themi ne mirupafshim, se nuk ka interes këtu. Normalizimi vjen për shkak se shkohet drejt njohjes së ndërsjellë, normalizimi nuk vjen me shkatërru shtetin e Kosovës me një republikë serbe”, u shpreh kryeparlamentari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori