LAJMI I FUNDIT:

Themelimi i Asociacionit, Konjufca: Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë

Themelimi i Asociacionit, Konjufca: Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nuk pret të arrihet marrëveshje e shpejtë me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se propozimi i Kurtit për “vetëmenaxhimin e serbëve” është brenda asaj se çfarë e lejon Kushtetuta e Kosovës, por siç u shpreh, kjo nuk i pëlqen Serbisë e prandaj nuk do të ketë marrëveshje.


Versioni i Kurtit për Asociacionin, këto janë pikat kryesore të propozuara
Lexo po ashtu Versioni i Kurtit për Asociacionin, këto janë pikat kryesore të propozuara

Kreu i Kuvendit u shpreh se shteti serb duhet të braktisë politikat e tij të nacionalizimit fashist që i ka trashëguar nga Millosheviqi.

“Jam i bindur që në përputhje me Kushtetutën tonë këtu nuk është diçka që është e pranueshme për Serbinë, prandaj konsideroj që pozicionet janë shumë të largëta, pozicionet janë të papajtueshme mes palëve, andaj nuk pres fare që të ketë një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk mund të ndodhë pikërisht për shkak të drejtimit politik që e ka Serbia sot”.

“Ajo është tërësisht brenda koordinatave politike të nacionalizimit fashist që e ka Serbia prej kohës së Millosheviqit prej viteve ’90-ta. Ajo e konsideron Kosovën pjesë të saj, ka bërë gjenocid, nuk ka pendesë për krimet e kryera, nuk distancohet prej asaj veprimtarie që e ka bërë në Kosovë, prej shkeljes masive të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës, në fund edhe gjenocidin që e ka ushtruar në Kosovë nuk ka kurrfarë pendese nga ana e Serbisë”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit deklaroi se Kosova nuk do të heq dorë nga parimet e saj dhe se është “punë e madhe” nëse kjo është e papranueshme për Serbinë, pasi sipas tij, nuk bëjnë kompromis me kushtetutshmërinë e Republikës.

Sipas tij, Kushtetua e Kosovës lejon Asociacioni simbolik, pra të jetë në formën e një shoqate.

“Ajo çka lejon Kushtetua është shumë e kufizuar. Nëse do të dëshironim të krijonim një hapësirë për një Asociacion i cili do të ishte plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për besë hapësira është shumë e vogël, hapësira është të krijohet një Asociacion simbolik diçka, e cila do të ishte në formë të një shoqate. Nuk ka mundësi më shumë, s’ka hapësirë për institucione të karakterit ekzekutiv. Kjo është e papranueshme për Serbinë, por punë e madhe që është e papranueshme për Serbinë. Kjo është ajo që ne përfaqësojmë, këto janë interesat tona dhe prej këtyre nuk lëshojmë pe”, tha Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori