LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kemi arritur t’i kthejmë 1500 qytetarë nga shtetet e jashtme, zotohemi se do t’i kthejmë edhe 740 të tjerë

Konjufca: Kemi arritur t’i kthejmë 1500 qytetarë nga shtetet e jashtme, zotohemi se do t’i kthejmë edhe 740 të tjerë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka paraqitur para kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar punën e kësaj ministrie pë 100 ditë.

Konjufca bëri të ditur se ka pasur aktivitete të shumta në nivel të konferencave ndërkombëtare dhe samiteve.


“Njëra ndër konferencat e rëndësishme ishte ajo e Sigurisë në Mynih. Po ashtu nga takimet ishte ai i Samitit të Selanikut ku kemi pasur shkëmbime e polemika të ashpra me ministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe në çdo rast ne kemi kërkuar publikisht që të ndalet fushata e egër e Serbisë kundër çnjohjeve të Kosovës, e po ashtu kemi kërkuar edhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë .Kam marrë pjesë edhe në Samitin e Pragës, ku morën pjesë ministrat e Ballkanit Perëndimor. Këto aktivitete po vazhdojnë edhe pas ardhjes së pandemisë kryesisht përmes videokonferencave”, tha Konjufca, transmeton Telegrafi.

Konjufca e konsideroi si paraqitje të suksesshme të Kosovës, pjesëmarrjen e tij si ministër i jashtëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Ka ndodh një paraqitje e suksesshme e Kosovës në OKB, ku kemi kërkuar që të aplikojnë kushtëzime ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kam kërkuar nga Daçiq të zbardhet fati i profesorit Ukshin Hoti”, tha Konjufca.

Duke prezantuar aktivitetet pas paraqitjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe mbylljes së kufijve, Konjufca theksoi se gjatë kësaj periudhe janë marrë me çështjen e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës që kanë mbetur në vendet e BE-së.

“Kemi kthyer pak më shumë se gjysmën e atyre që kanë kërkuar të kthehen. Numri i të kthyerve është vendosur në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë e cila ka qenë në koordinim me IKSHPK-në. Deri tash kemi arritur t’i kthejmë 1500 persona, ndërkaq zotohemi se deri në fund të këtij muaji dhe fillim të qershorit do t’i kthejmë edhe 740 persona”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori