Ish-deputeti Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka telefonuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për t’i kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për formimin e Qeverisë Kurti.
Këtë deklaratë Geci e bëri në emisionin Debat Plus. Sipas Gecit, telefonata me Konjufcën ka ndodhur më 14 shkurt, një ditë para seancës së parë konstitive të Kuvendit.
Ai tha se Konjufca e kishte pyetur se çfarë kërkonte në këmbim të votës së Marigonës.
“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK”, ka thënë Geci.
Gjatë komunikimit, Geci tregon se i kishte kërkuar Konjufcës që kryeministri në deytrë Albin Kurti të fshinte një postim të mëhershëm dhe të kërkonte falje publike për të.
“Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci në Debat Plus.
Postimi në fjalë kishte të bënte me përmendjen e Abedin Rexhës – Sandokanit, ku Kurti kishte shkruar për vrasjen e tij në pyjet e Kllodernicës më 8 tetor 1998.
Mesazhi që Geci i kishte dërguar Konjufcës ishte: “Fillimisht me fshi edhe me kërku falje edhe hajde në od flasim me vllazen”.
Konjufca i ishte përgjigjur menjëherë me një mesazh të shkurtër: “Shumë faleminderit Gani!”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!