LAJMI I FUNDIT:

​Konjufca: FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar

​Konjufca: FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ku kanë biseduar për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas njoftimit për media, në fillim të takimit ministri Quni e njoftoi ministrin Konjufca për aktivitetet në ministri dhe FSK, për angazhimet që ka dhanë FSK-ja në përballimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, dhe me detyrat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara, transmeton Telegrafi.

“Ai foli edhe për bashkëpunimin e gjerë që ka MM me partnerët ndërkombëtarë, me NATO-n duke theksuar bashkëpunimin e mirë ditor me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se, dy ministrat biseduan për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit; për statusin kohor të mandatit të atasheve të mbrojtjes jashtë vendit; koordinimin e aktiviteteve për anëtarësim në A-5 (Karta e Adriatikut-SHBA) dhe pika të tjera”, thuhet në komunikatë.

Ministri Konjufca nga ana e tij, përgëzoi FSK-në për sukseset e deritashme, duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje të veçantë për kontributin e FSK-së gjatë pandemisë në kthimin e qytetarëve kosovarë dhe transportin e tyre nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në karantinë nga transporti i specializuar i FSK-së.

Ai shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të dy ministrive të thellohet në fushat e përbashkëta, duke theksuar se do të bëjnë krejt çka duhet nga MPJ që FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar dhe angazhime në kuadër të misioneve paqeruajtëse në botë, me qellim të inkuadrimit në NATO që është synim i shtetit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori