LAJMI I FUNDIT:

Kongresi Panshqiptar Amerikan zgjedh kryesinë e re

Kongresi Panshqiptar Amerikan zgjedh kryesinë e re

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA), ka mbajtur Kuvendin e tij ku ka zgjedhur Bordin e ri të Drejtorëve. 

Pjesëmarrësit u pajtuan njëzëri të caktojnë: Kryetar Sulejman Çelaj, nënkryetarë Eglantina Kica dhe Uk Lushi, dhe Sekretar Bleron Baraliu.


“Udhëheqësia e re e KPA-së është e ngazëllyer dhe vendosur të  vazhdojë përparimin e misionit të organizatës dhe të punojë në forcimin e mëtutjeshëm të lidhjes së veçantë mes SHBA-së dhe shqiptarëve”, thuhet në njoftimin për media të KPA-së.

“KPA dhe komuniteti shqiptaro-amerikan në rritje janë të vetëdijshëm për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Ballkan.  Kjo është arsyeja për komunitetin dhe të gjithë shqiptarët të bashkohemi.  Unë jam i bindur që drejtorët dhe anëtarët e KPA-së do të bëjnë më të mirën e mundshme duke avokuar për shqiptarët kudo që jemi”, ka deklaruar kryetari Çelaj.

“KPA fton të gjithë  anëtarët e komunitetit dhe miqtë amerikanë të na bashkangjiten në punën për promovimin e vlerave dhe synimeve të përbashkëta si dhe relacionin special mes kombeve amerikane dhe shqiptare.  Koha e sukseseve më të mëdha për KPA-në është para nesh. Të bashkuar jemi të fortë”.

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) është organizatë jopërfituese e komunitetit e dedikuar të promovojë interesat e përbashkëta, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori