LAJMI I FUNDIT:

“Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”

“Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në datën 14 nëntor 2018, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull: “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”.

Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindësve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shekullin XIX dhe veçanërisht në fund të gjysmës së parë të tij.


Ekspozita është e pasuruar me fotografi të delegatëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, bashkë me biografitë e shkurtuara të tyre.

Gjithashtu, objektet e Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, prezantohen nëpër vitrinat përkatëse. Ndërsa, librat e autorëve Parashqevi Qiriazi, Hilë Mosi e Mihal Grameno, së bashku me gazetat origjinale të kohës, janë tepër interesante për publikun.