LAJMI I FUNDIT:

Konflikt për pronat mes dy familjeve në Vaun e Dejës, parandalohet tragjedia

Konflikt për pronat mes dy familjeve në Vaun e Dejës, parandalohet tragjedia

Një konflikti për motive pronësie, mes pjesëtarëve të dy familjeve, është ndaluar të përshkallëzohet në Vaun e Dejës.

Ka qenë policia ajo e cila arrestuar një 53-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër me të cilët ishin në konflikt pronësie.

Materialet procedural në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Pas njoftimit se 4 shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Barbullush, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre specialistëve, janë bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit K. G., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij, shtetasi A. G., 27 vjeç, i cili u shpall në kërkim nga Policia, për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G”, njofton policia. /Telegrafi/