LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet një armë në një aheng në Mitrovicë

Konfiskohet një armë në një aheng në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë në orët e mbrëmjes të datës 28 korrik 2016.

Sipas informacionit të dhënë thuhej se në zonën e lagjes Bajr të Mitrovicës dëgjoheshin të shtëna.


Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’  në Mitrovicë, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë pushkë automatike si dhe në cilësi të provave materiale janë marrë gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në atë lokacion.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari B. S. 53 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘armëmbajtje pa leje’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori