LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet marihuanë në Maqedoni, duhej të arrinte në Turqi

Konfiskohet marihuanë në Maqedoni, duhej të arrinte në Turqi

Në kalimin kufitar Deve Bair inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative thonë se ka pasur përpjekje për tregti të katër kilogram marihuane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë rreth orës 20, në dalje të Maqedonisë në kalimin kufitar Deve Bair ka kaluar automobili me targa regjistrimi të Bullgarisë i drejtuar nga 53 vjeçari Z.J., shtetas i Kosovës.


Pas kontrollit, në pjesën e poshtme të rezervuarit, inspektorët kanë vërejtur se diçka nuk është në rregull. Pas një kontrolli në brendësinë e rezervuarit, janë gjetur 20 qese të mbështjellura e të mbushura me 4 kilogramë drogë narkotike ‘marihuanë’.

Automjeti me targa regjistrimi të Bullgarisë që ka udhëtuar nga Bullgaria përmes Kosovës drejt Shqipërisë ka qenë i ngarkuar me drogë, me qëllimin për ta transferuar në Stamboll të Turqisë.

Për vozitësin është ngritur padi penale ‘prodhim ilegal dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope deri te kompetentët e Prokurorisë Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori