LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet makina e dëmtuar rëndë dhe pa xhama, që nuk kishte leje qarkullimi (Foto)

Konfiskohet makina e dëmtuar rëndë dhe pa xhama, që nuk kishte leje qarkullimi (Foto)

Policia në Cheshire të Anglisë, e ka ndaluar shoferin e paemëruar, që voziste një makinë të dëmtuar rëndë, të cilës i mungonin xhamat dhe pasqyrat.

Vetura që ngjante sikur ishte marrë nga ndonjë deponi metali, nuk kishte as leje për qarkullimi, transmeton Telegrafi.


“Lëshonte shumë zhurmë, derisa lëvizte me mjaftë shpejtësi. Dyshohet se është vjedhur para shumë kohe dhe u vozit pa asnjë kujdes”, thuhet në raportin e policëve që kryen konfiskimin.

Siç shihet në fotografi, kjo makinë Metro është i përplasur në të gjitha anët, ndërsa nuk dihet si ishte në gjendje që ende të qarkullonte. /Telegrafi/