LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen dy armë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, arrestohet një serb

Konfiskohen dy armë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, arrestohet një serb

Një person, shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi gjatë kontrollimit të një autobusi i cili nga Serbia hynte në Republikën e Kosovës në valixhen e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë-revole me gaz.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:35, në pikën kufitare Dheu i Bardhë.


Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/