Konfiskohen 156 kg marihuanë në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë


Policia greke ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë.
Të paktën 156 kg marihuanë u konfiskuan gjatë operacionit policor të zhvilluar në rajonin e Kosturit në shtetin helen.
Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të moshave 25, 30 dhe 34-vjeçar. Ende nuk jepen të dhëna për identitetet e personave të arrestuar.
Raportohet se aksioni është në vijim dhe po punohet për ndalimin e të tjerë personave të përfshirë në rrjetin e trafikut.
Policia greke ka intensifikuar aksionet në kufirin me Shqipërinë së fundi.
Nga
Telegrafi
10/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































