LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 10 “Iphone 14” të kontrabanduara

Konfiskohen 10 “Iphone 14” të kontrabanduara

Oficerët doganor në Aeroport kanë realizuar një planë operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje, Iphone 14.

Sipas një njoftimi për media nga Dogana e Kosovës, telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.


“Mbrëmë oficerët doganor në Aeroport, kanë realizuar planit operativ ‘Iphone14’ ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë (10) telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje, ‘Iphone 14’. Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/