LAJMI I FUNDIT:

Konfiskimi i objekteve pa leje, shkakton reagime të ndryshme në Strugë dhe Ohër

Konfiskimi i objekteve pa leje, shkakton reagime të ndryshme në Strugë dhe Ohër
Foto: Ilustrim

Ideja për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në vend të rrënimit të tyre, nuk është e mirë dhe është kundër ligjit, thotë Dimitar Zarçev, arkitekt dhe ish-arkitekt i parë i qytetit të Ohrit. Ai beson se kjo vetëm mund të stimulojë ndërtimin ilegal.

“Konfiskimi është një gjë e rrezikshme për shoqërinë në përgjithësi. Sapo ia merr dikujt godinën, e ndjek, dhe ai e ka bërë për shembull për hotel, dhe ia konfiskon si hotel, pse ia merr. Jepini atij një shans për të punuar dhe për të paguar atë që i nevojitet. Ose nëse nuk legalizohet, nuk do ta konfiskoni, ai konfiskim është grabitje”, tha Dimitar Zarçev – arkitekt në pension.


Propozimi për konfiskim doli nga kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, me qëllim që, siç thotë ai, të parandalohet zgjerimi i mëtejmë i objekteve të ndërtuara pa leje. Por Zarçev thotë se ndërtimet e tilla duhet të parandalohen që në fillim, e jo kur të ndërtohen. Ai shton se edhe me ligjin aktual ka mundësi të konfiskohen, por si masë e fundit. Nga kjo temë është veçanërisht i prekur rajoni i Ohrit, ku UNESCO po kërkon angazhim me objektet e ndërtuara pa leje. Kryetari i Ohrit thotë se në qytet ka pjesë ku ende duhet të ketë rrënim.

“Nuk jam i sigurt se konfiskimi si procedurë është zgjedhja dhe realiteti më i lumtur, sidomos për një qytet si Ohri. Kështu që kur flasim për Ohrin, konfiskimin e pronave dhe ndërtimet pa leje, kemi disa procese që janë prioritet për ne për momentin dhe duhet të vazhdojmë të jemi në këtë drejtim, veçanërisht në fushën e rekomandimeve dhe masave të UNESCO-s që duhet t’i kryejmë në periudhën në vijim”, tha Kiril Pecakov-kryetar i Ohrit.

Kundër konfiskimit është edhe kryetari i komunës së Strugës, Merko dhe masa ia ka kujtuar konfiskimin e veturave, kur institucionet ua kanë marrë pronarëve dhe më pas i kanë shitur. Vlerëson se më mirë është të gjobiten ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme sesa t’u konfiskohet pasuria dhe t’u shitet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori