LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon Azem Vllasi: Sadri Ramabaja ishte përfshirë në sulmin ndaj meje

Konfirmon Azem Vllasi: Sadri Ramabaja ishte përfshirë në sulmin ndaj meje

Po bëhen gati 5 muaj që kur avokati i njohur, Azem Vllasi u qëllua me armë zjarri në banesën e tij nga Murat Jashari, që është pjesë e organizatës “Syri i Popullit”.

Mësohet se i përfshirë në këtë sulm ka qenë, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.


I dëmtuari në këtë rast, Vllasi thotë se nuk e ka as idenë më të vogël çka e ka shtyrë Ramabajën të sulmojë.

“Se kom njoftë as kurrë kurrfarë raporte nuk kam pas me këtë persona. Rezultatet e hetuesisë deri tash thojnë se ai është një lloj ideologu i organizatës ‘Syri i Popullit’. Mos harroni se ky nuk ishte sulm personal ndaj meje, por ishte një listë me 20 persona shqiptarë të Kosovës, duke filluar prej krerëve më të lartë të shtetit”, ka thënë Vllasi në një prononcim për Indeksonline.

Sipas Vllasit, atentati ndaj tij ka qenë vetëm fillimi i realizimit të planit.

“Atentati ndaj meje ishte vetëm fillimi i realizimit të atij plani. Unë me atë njërii kurrfarë raporte nuk kam pas siç edhe iu thash më parë. Rezultatet e hetuesisë thojnë se ai ka qenë ideologu se qysh me ja nisë e tek, por sigurisht edhe që ka marrë pjesë në këtë plan. Këto çështje akoma ka me i zbardhë hetuesia, por ai përmendet në hetimet e deritashme si i tillë”, ka theksuar ai.

Vllasi thotë se për hir të hetimeve nuk ka dashur të zbulojë emrin e tij.

“Tashti krejt hetimet që janë duke u bërë sillet kjo çështje, akoma ka mbet enigmatike pse me j anis prej meje derisa në listë kanë qenë 20 persona. Unë fillimisht s’kam qenë hiç në atë listë sipas disa të dhënave, dhe pse kam qenë pjesë e asaj liste nuk e di. Megjithatë, janë disa supozime se janë në pyetje disa fonde të mëdha. Atentatori është me vendbanim në Zvicër dhe ka disa bashkëpunëtor atje. Zvicra ndryshe njihet edhe si vend për fonde të dyshimta që prejardhjet e tyre janë të dyshimta/ Thuhet se fondet ruse janë të mëdha për destabilizimin e Ballkanit. Për Kosovë thojnë që kanë plane me shku me akte individuale. Dhe tash mendoje se krejt këto hetuesia duhet me i zhvillu, me i zbardhë.

Ndryshe, kandidati i VV-së për deputet, Sadri Ramabaja, është i ftuar i Prokurorisë Speciale si i dyshuar për veprën terroriste. Sipas Prokurorisë Speciale, Ramabaja është i dyshuar për “Vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”./Indeksonline/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori