LAJMI I FUNDIT:

E konfirmojnë talebanët: Kemi dashur ta vrasim John Kerry në Afganistan!

E konfirmojnë talebanët: Kemi dashur ta vrasim John Kerry në Afganistan!

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ishte objektiv i sulmit që ndodhi të shtunën në Afganistan, kanë konfirmuar talebanët.

Kerry ishte në Kabul për bisedime me qeverinë e Afganistanit, transmeton Telegrafi.


Edhe pse Sekretari i Shteti ishte objektivi, është e habitshme se si sulmi ndodhi kur Kerry u largua nga Afganistani, raporton CNN. Për fat të mirë, në këtë sulm terrorist nuk pati viktima.

Mediat afgane kanë raportuar se talebanët gjatë të shtunës kanë gjuajtur predha nga drejtime të panjohura.

Ndërkaq, njëra prej predhave ka rënë në afërsi të pallatit presidencial, në të cilin Kerry kishte qëndruar gjatë ditës. /Telegrafi/