LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Tesla Model 3 ka autonomi prej rreth 500 km

Konfirmohet: Tesla Model 3 ka autonomi prej rreth 500 km

Agjencia amerikane për mbrojtjen e mjedisit njoftoi se Modeli 3 në regjimin e kombinuar të vozitjes mund të kalojë 499 km para se të zbrazet bateria, me çka është konfirmuar shifra, të cilën në korrik në premierën e këtij automobili elektrik e paraqiti Elon Musk.

Rezultati i publikuar nga ana e kësaj agjencie ka të bëjë për modelin e shtrenjtë  Model 3 “Long Range”.

EPA njoftoi se pronarët e Model 3 “Long Range” në vozitjen në qytet mund të llogaritin në autonomi prej 518 km me bateri të mbushura, transmeton.

Sipas burimit të njëjtë, në autostradë vozitja autonome mund të jetë 476 km me një mbushje të vetme të baterisë.

Model 3 “Long Range” nga 0 deri 96 km/h arrin për 5,1 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale është 225 km/h.