LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet nga Real Madridi – Militao ka këputur ligamentin, braziliani humbet sezonin

Konfirmohet nga Real Madridi – Militao ka këputur ligamentin, braziliani humbet sezonin

Real Madridi edhe zyrtarisht përmes një komunikate në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka pësuar këputje të ligamentit.

Reprezentuesi brazilian u lëndua në ndeshjen që Real Madrid e luajti ndaj Osasunës në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo është hera e dytë që Militao pëson një lëndim të ngjashëm pasi edhe vitin e kaluar ai kishte pësuar këputje të ligamentit të gjurit.


“Pas analizave të bëra sot tek lojtari ynë Eder Militão, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me përfshirje të meniskut në këmbën e djathtë”, thuhej në njoftimin e Realit.

Ky lëndim do t’i shtojë edhe më shumë telashet për Ancelottin i cili nuk ka shumë opsione në dispozicion për qendër të mbrojtjes.

Alaba nuk dihet me saktësi se kur do të rikthehet, ndërsa ky lëndim tashmë rrit mundësitë që klubi madrilen të transferojë dikë gjatë afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

La Liga
Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Kalo në kategori