LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Modric nuk luan ndaj Kosovës!

Konfirmohet: Modric nuk luan ndaj Kosovës!

Kapiteni i përfaqësueses së Kroacisë, Luka Modric, do të mungojë në ndeshjet kundër Kosovës dhe Finlandës – kanë bërë të ditur nga Federata kroate e futbollit.

Mungesa e mesfushorit në ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij për ‘Rusia 2018’ është si pasojë e dëmtimit të gjurit.


Lëndohet Modric, në dyshim me Kosovën?
Lexo po ashtu Lëndohet Modric, në dyshim me Kosovën?

“Mesfushori i Realit dhe kapiteni i përfaqësueses kroate, Luka Modric, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Ante Cacic për ndeshjet ndaj Kosovës (6 tetor) dhe ndaj Finlandës (9 tetor), në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2018 të FIFA-s, për shkak të dëmtimit të gjurit”.

“Ekipi mjekësor i përfaqësueses së Kroacisë është në kontakt me mjekët e Realit rreth marrëveshjes për trajtimin e lojtarit kyç të Kroacisë dhe klubit të Madridit”, thuhet në njoftim.

Në vend të Modricit, trajneri kroat ka ftuar lojtarin nga ekipi U-21, Marko Rog. Edhe pse nga Reali nuk e kanë bërë të ditur mungesën e saktë të tij, 31-vjeçari pritet të mungojë rreth një muaj.

Një tjetër lojtar kyç i mungon Kroacisë ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Një tjetër lojtar kyç i mungon Kroacisë ndaj Kosovës

Kujtojmë që ndaj Kosovës do të mungojë edhe Dejan Lovren i Liverpoolit, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Swanseas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

La Liga
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori