LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 33 raste me coronavirus, një i vdekur

Konfirmohen 33 raste me coronavirus, një i vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë shënuar edhe dy raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 33 – prej tyre një ka vdekur të dielën në mëngjes.

“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.


Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 318.981 raste të COVID-19 dhe 13.685 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.054), Italia (53.578), Spanjë (28.572), SHBA (27.151), Gjermani (23.974), Irani (21.638), Francë (14.459), Zvicër (7.225), Mbretëri të Bashkuar (5.018), Holandë (4.204), Austria (3.302), Belgjikë (3.401), Turqi (947), Greqi (530), Slloveni (414), Kroaci (235), Serbi (188), Maqedoni e veriut (115) dhe Shqipëri (89).

Deri me 22 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.753), Francë (562), Mbretëri të Bashkuar (244), Holandë (179), Gjermani (93), Belgjikë (75), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (21), Austri (16), Luksemburg (8), Poloni (7), Hungari (6), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (2), Kroaci (1) Maqedoni e veriut (1) dhe Slloveni (1).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori