LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet ardhja e Motorola X Phone?

Konfirmohet ardhja e Motorola X Phone?

Para pak kohësh ishte thënë se Google është duke u bërë gati të lansojë edhe një model të ri të telefonit të mençur në Android, dhe kjo pritej të ndodhë në konferencën e zhvilluesve të kompanisë, Google I/O.

Modeli i telefonit për të cilin bëhet fjalë është duke u krijuar nga Motorola (kompania e blerë nga Google) dhe emri i këtij modeli pritet të jetë Motorola X Phone.

Tani, duket se ka një konfirmim lidhur me telefonin e ri të Google dhe Motorola, pasi që kjo e fundit ka shpallur një konkurs në LinkedIn për menaxher të produktit të quajtur X Phone.


Motorola X-Phone pritet të vijë me versionin më të ri të Android, citohet burimi i postimit në LinkedIn. / Telegrafi /