LAJMI I FUNDIT:

Konferencë në Strugë për të drejtat e fëmijëve

Konferencë në Strugë për të drejtat e fëmijëve

Koalicioni i organizatave të të rinjve “Sega” në Strugë, ka mbajtur konferencë për evaluimin dhe implementimin e indeksit të ri pët të drejtat e fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo konferencë është mbajtur në kuadër të projektit “Implementimi i konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni” dhe është mbajtur së bashku me drejtorët dhe përfaqësues të 9 shkollave fillore.


Koalicioni “Sega” prej vitit 2010 e zbaton projektin “Implementimi i konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni”, me ndihmë të Fondacionit të fëmijëve “Pestaloci”, në 10 shkolla fillore dhe 9 të mesme në Prilep, Manastir, Ohër, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Shtip dhe Kavadar./Telegrafi/