LAJMI I FUNDIT:

Konferenca Ndërkombëtare e Shefave të Policisë në SHBA, merr pjesë edhe Hoxha

Konferenca Ndërkombëtare e Shefave të Policisë në SHBA, merr pjesë edhe Hoxha

Në konferencën e cila po mbahet në kuadër të IACP-it (International Association of Chiefs of Police -Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në San Diego të Kalifornisë (SHBA), po marrin pjesë përfaqësues të lartë të policive nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pjesëmarrja e delegacionit zyrtar nga Policia e Kosovës me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në këtë konferencë të nivelit më të lartë në fushën e sigurisë mundëson shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave policore, trajtimin e sfidave dhe fenomeneve me të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë.

Po ashtu drejtori i përgjithshëm Hoxha me bashkëpunëtorë ka pasur rastin të takojë personalitete të ndryshme duke përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv të EUROPOL-it, Catherine De Bolle, Gregory Ducot, drejtor i DOJ-ICITAP dhe Samuel Pineda, drejtor i Zyrës së Programeve, Departamenti i Shtetit- Byroja Kundër Terrorizmit si dhe me udhëheqës të policive të shumë vendeve botërore.

“Në këto takime  u diskutuan tema të ndryshme si luftimi i krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit, përfshirë edhe luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP), është  shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim në botë për udhëheqësit/ liderët e policisë dhe është e përkushtuar për të avancuar sigurinë e komuniteteve në mbarë botën.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Policia u mundësua nga ICITAP – Ambasada Amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Kalo në kategori