Koncepti elektrik i Mercedes-Benz CLA, me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë deri në 750 kilometra
Kompania gjermane Mercedes-Benz në panairin e veturave në Minhen, ka prezantuar konceptin elektrik CLA.
I dizajnuar për të paralajmëruar ardhjen e modelit serik, koncepti paraqet coupen elegante me katër dyer dhe me “hundë peshkaqeni”, ka marrë një maskë të mbyllur në pjesën e përparme si dhe dritat që shfaqin logon e Mercedesit, transmeton Telegrafi.
Nga Mercedesi thonë se sistemi operativ mund të memorizojë preferenca personale të shoferit dhe ka përqindje të madhe të përshtatjes, e në dispozicion është edhe asistenti virtual.
Në brendësi gjendet ekrani i rrumbullakët i integruar në sistemin e ventilimit. Përveç ekranit, koncepti ka ulëse të veshura me lëkurë të dyfishtë Nappa, detaje nga alumini në konzolën qendrore.
Kjo konzolë përmban mbajtësen e gotës, mbushësin pa tela për telefonat e mençur. Vetura është e bazuar në platformën modulare të Mercedes – MMA, kurse në versionin serik do të ofrohen dy lloje të baterive.
Edhe pse nuk ka shumë detaje, nga Mercedes thonë se bateria është “shumë e vogël”. Kapaciteti i saj nuk është konfirmuar, por pritet që me një mbushje kjo veturë të përshkojë deri në 750 kilometra.
Ka motor elektrik që peshon më pak se 110 kilogram, që prodhon 235 kuaj-fuqi. Humbjet janë minimale, sepse njësia e motorit elektrik bartë deri në 93 për qind të kapacitetit të baterisë në të gjitha rrotat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?
Renault ul çmimet
Versioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Porsche do të prezantojë veturën e modifikuar 964
Ford Mustang vetura sportive më e shitur në botë
Schwarzenegger ndihmon në promovimin e makinave elektrike (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe